Eko Higjiena

Apple Chips, produkti më i ri i tregut tonë me një cilësi dhe kualitet të lart

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Teknologu i këtij produkti, Inxh. Gazmend Sherifi – Objektivi i tharjes është konvertimi i lëndës së parë në produkte të gatshme në mënyrë sa më efiçiente të mundshme.

Rëndësia e tharjes së mollës: Tharja e mollave ndikon në enzimet e tyre, ku kjo tharje e ngadalëson reaksionin enzimatik por jo edhe inhibimin e tërësishëm të tyre, duke garantuar kështu cilësi dhe kualitet shumë të lart. Molla e tharë përmban një numër të madh të vetive, veti të cilat ndihmojnë për një organizëm të shëndetshëm. Molla po ashtu ka edhe veti fitofarmaceutike – shëruese nё sajë tё përmbajtjes shumё tё pasur me pёrbёrёs tё ndryshёm organik si: sheqeri deri 14%, fibra, proteina, yndyra, vitamina (A, C, E, K),minerale (kalcium, hekur, magnez, fosfor, zink) etj.

Molla e tharë përmban të gjitha këto veti dhe karakteristik e tharjes së mollës është se pas procesit të tharjes pengohet zhvillimi i mikroorganizmave dhe ndalohet ose reduktohet në minimum, aktiviteti enzimatik dhe ndryshimet kimike.

HW

Bazuar në të gjitha këto karakteristika,cilësi dhe veti(të freskëta,të thara,pa ngjyrues,pa aditivë, gjithçka natyrale), në fabrikën “Oshaf-Apple Chips” është punuar me saktësi dhe profesionalizëm, e gjithë kjo punë na shpie të jemi t’parët në tregun vendor, shije e re që u ka munguar konsumatorëve!

Kënaqësi ta shohësh si pjesë e tregut dy nga llojet e produkteve,mollë e kuqe e tharë dhe e gjelbert,pritet se shpejti të dalin edhe llojet e tjera, produkte të cilat i kam monitoruar nga momenti i parë i prodhimit deri në produkt final. Ferma “Kodra e Diellit”, Fabrika “Oshaf”, Gjilan, 2019.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.