UBT

Apostolova: Të tërhiqet rritja e pagave për qeveritarët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefja e zyrës së BE-së, si dhe përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për rritjen e pagave, me ç’rast ka kërkuar që të tërhiqet një vendim I tillë, raporton portali “Zëri.info”.

Sipas një komunikate për media nga zyra e Apostolovës, më 12 qershor, Qeveria riktheu vendimin e saj për rritje “ad hoc” të pagave për anëtarët e kabinetit, këshilltarë të caktuar, disa nënpunës të lartë civil dhe stafin mbështetës të kabinetit qeveritar.

Fundamenti

“Shpreh keqardhjen time për këtë vendim, pasi që përgatitja e Projektligj për Pagat është në proces e sipër. Ky ligj do të rregullojë një herë e përgjithmonë pagat që paguhen nga buxheti i Kosovës me kritere objektive dhe të drejta. Ky ligj është pjesë e procesit të reformave në administratën publike e të cilin BE-ja e mbështet”, thuhet në reagimin e Apostolovës, raporton “Zeri.info”.

Ajo ka shtuar se vendimi i rikthyer “ad hoc” për pagat është në kundërshtim me qëllimet tona të përbashkëta për ta bërë administratën publike të Kosovës më të barabartë, meritore, koherente dhe llogaridhënëse, andaj, siç ka thënë ajo, dhe duhet të tërhiqet dhe të pritet miratimi i ligjit të ri për pagat. Zëri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.