ARKATANA

Apostolova, subjekteve politike: Përmbahuni nga gjuha denigrues

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova u ka bërë thirrje të individëve përgjegjës, kandidatëve dhe drejtuesve të ardhshëm të subjekteve politike që të përmbahen nga gjuha denigruese dhe të refuzojnë të gjitha format e presionit që mund të dëmtojnë integritetin e procesit zgjedhor.

“Që nga shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, jam takuar me një sërë palësh të interesit. Të gjithë kanë shprehur pritshmëritë për zgjedhje të qeta dhe transparente të 11 qershorit, në një ambient të barabartë, si parakusht i domosdoshëm që Kosova të ecë përpara në zhvillimin e saj demokratik.

Raportet e kohëve të fundit që përmendin kërcënimet janë në kundërshtim me këto pritshmëri.

UBT

Prandaj shfrytëzoj këtë mundësi për t’u bërë thirrje të gjithë individëve përgjegjës, kandidatëve dhe drejtuesve të ardhshëm të subjekteve politike që të përmbahen nga gjuha denigruese dhe të refuzojnë të gjitha format e presionit që mund të dëmtojnë integritetin e procesit zgjedhor.

Kjo është jetike dhe njerëzit e Kosovës duhet të ndjehen të sigurt se janë të lirë nga çdo presion në mënyrë që të bëjnë zgjedhje të pavarur dhe të lirë.”, thuhet në deklaratën e Apostolovas. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.