Eko Higjiena

Apostolova porosit partitë politike: Mendohuni mirë, para se të shkoni në zgjedhje!

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, ka tërhequr vërejtjen se nëse Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme do të ketë ngecje në progresin e saj të reformave.

Ajo në një konferencë për media sot në Prishtinë ka folur edhe rreth arrestimit të të ashtuquajturit shef të Zyrës për Kosovë Marko Gjuriq në veri, për shkak të hyrjes pa leje në Kosovë.

“Incidenti me Marko Gjuriqin ishte shumë i pafat që ka ndodhur tri ditë pas dialogut. BE-ja ka reaguar menjëherë dhe kemi reaguar për të drejtat e njeriut në Kosovë dhe kemi shprehur dëshirën për të gjitha këto të diskutohen me anë të dialogut”, është shprehur Apostolova, raporton KP.

Mobi Casa

Ndërsa e pyetur nga mediat rreth zgjedhjeve eventuale të parakohshme në Kosovë, Apostolova ka përkujtuar partitë politike që të mendojnë dy herë para se të marrin një vendim të tillë, pasi kjo do të ndikojë në progresin e reformave.

“Është shumë me rëndësi nga aspekti i Kosovës të mendojë edhe njëherë se si do të reflektohet kjo në reforma. Duhet shikuar me kujdes, nëse keni zgjedhje të reja është që do të ketë ngecje në progres. Unë bëj apel ndaj të gjithë atyre që mendojnë të shkojnë në zgjedhje, që të mendojnë vërtetë dy herë se si do të ndikojë kjo në rrugën e Kosovës dhe në reforma”, ka thënë Apostolova. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.