FIDANISHTJA

Apostolova: Nuk ndërhyjmë, por qeveria të bëhet shpejtë

/ 2 minuta lexim
HW

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, ka folur për takimin e mbrëmshëm me kryetarin e LV-së, Albin Kurtin dhe kreun e LDK-së, Isa Mustafën.

Apostolova ka theksuar se nuk u takon atyre që të ndërhyjnë në procesin e formimit të qeverisë në vend.

“Kemi dëgjuar palët nuk kemi advokuar për një zgjidhje të veçantë në takimin e mbrëmshëm me partitë që po negociojnë arritjen e koalicionit. Nuk na takon neve të ndërhyjmë”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se është e rëndëishme që sa më shpejtë të formohet qeveria e re.

Fundamenti

Këto komente Apostolova i bëri në takimin me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, ku paraqitën sot prioritetet e Presidencës së Kroacisë të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Dje ndërkaq me ftesë të LV-së janë ftuar në takimin Kurti – Mustafa edhe ambsadorët e QUINT’it.

Aty është paraqitur ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abott, ai gjerman Christian Heldt, si dhe ambasadori italian, Nicola Orlando. Ambasadori i ShBA-së, Philip Kosnett, nuk ka marrë pjesë, por e ka dërguar Jessica Long, e cila është këshilltare ekonomike dhe politike në Ambasadë. Edhe Franca është përfaqësuar me zëvendësambasadorin./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.