UBT

Apostolova: Nuk ka mundësi që BE ta ndërrojë mendimin për demarkimin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk do të ndërrojë qëndrim sa i përket ratifikimit te demarkacionit me Malin e Zi, si kusht themelor për heqjen e vizave, raporton “Zeri.info”.

“Nuk ka mundësi që BE ta ndërrojë mendimin për demarkimin, ai duhet të plotësohet”, tha Apostolova.

Kjo përgjigje e prerë e saj erdhi pas kritikave nga përfaqësuesit e PDK-së se BE ka vendosur kushte të padrejta ndaj Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

UBT

Apostolova në takimin me përfaqësuesit e këtij subjekti, qe po mbahet ende, tha se më herët ka pasur probleme mes shteteve te ndryshme për çështje të kufirit.

“Përpara ka pasur probleme mes kufirit të shteteve anëtare të BE-së. Kështu që, në këtë rast nuk dua të them se demarkimi është kriter politik, me të cilin BE ka vendosur ta mbajë sa më larg liberalizimin. Ka qenë një kriter teknik. E keni parë që Mali i zi e ratifikuar menjëherë, ndërkohë askush s’e ka pritur që Kosova do ta vonojë aq shumë”, ka potencuar ajo. /ZËRI/

Tutje, ajo ka konsideruar se është për te ardhur keq që kjo çështje është politizuar kaq shumë. /Zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.