United Hospital

Apostolova: Kosova t’i shfrytëzojë mundësitë për t’i bindur vendet e BE-së që s’e kanë njohur

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shefja e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, ka thënë se Kosova është vend në nivel të barabartë me partnerët tjerë, dhe se ajo duhet të mendohet me kujdes se si t’i shfrytëzojë ato dhe si mund të përfitojë në mënyrë që edhe vendet tjera të binden dhe të rimendojnë qëndrimin e tyre në një të ardhme të afërt për Kosovën.

Apostolova në konferencën e Grupit për Hulumtimin e Politikave në Ballkan me temën “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformave, Bashkëpunimi rajonal dhe Integrimi Evropian”, shtoi se sa i përket strategjisë së zgjerimit nuk do të ketë lehtësira ose rrugë të shkurtra, ka edhe çështje të tjera në strategji.

“Nëse me duhet të them se çfarë sjell raporti, mund të them se sjell një pasqyrë të përzier.

United Hospital

Kosova ka bërë përparime siç ka qenë demarkimi, dhe ky është sukses madhor sepse për një kohë të gjatë ka qenë çështje e hapur.

Raporti për Kosovën, po ashtu, thekson shumë çështje të hapura, si është fusha e rendit dhe ligjit dhe duam të shohim shumë progres, pastaj luftimi i krimit dhe korrupsionit”, ka shtuar ajo. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.