GRANDEMALL

Apostolova kërkon të dihet si po financohen partitë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Shefja e Zyrës së BE-së dhe kryetari i Kuvendit diskutuan sot për nevojën e auditimit të financave të subjekteve politike. Shefja e Zyrës së BE-së Natalya Apostolova është takuar sot me kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin dhe shefat e komisioneve parlamentare, ndërsa temë e diskutimeve të tyre ishte agjenda për reforma evropiane dhe auditimi i financave të partive politike.

Sipas një komunikate të përbashkët të Zyrës së BE-së dhe Kuvendit në takim u fol për nevojën e sigurimit të transparencës dhe llogaridhënies për financimin e partive politike.

“Financat e partive politike nuk i janë nënshtruar auditimeve të pavarura e as nuk janë publikuar që nga viti 2012, siç kërkohet me Ligjin për Financimin e Partive Politike. Gjendja e tanishme e minon besimin publik në dëm të zhvillimit demokratik të Kosovës,” thuhet në komunikatë.

Komunikata bën të ditur se shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Natalya Apostolova premtoi përkrahje të institucioneve kosovare në lidhje me auditimin e financimit të subjekteve politike.

“Nevojiten veprime urgjente nga partitë politike dhe Kuvendi , përpara zgjedhjeve të ardhshme, në mënyrë që tu mundësohet qytetarëve që të bëjnë zgjedhje demokratike dhe të jenë të informuar,” tha Apostolova.

Sipas komunikatës, Kadri Veseli sqaroi se pse nuk auditohen partitë politike që katër vjet.

Hidromorava

“Veseli theksoi se që nga viti 2013 Kuvendi ka iniciuar të gjitha procedurat përkatëse të parapara me ligj për kontraktimin e një kompanie për auditimin e partive politike, por në mungesë të ofertave të gjitha procedurat kanë dështuar,” thuhet në komunikatë.

Në komunikatë thuhet se Veseli kërkoi që të gjendet zgjidhje urgjente për këtë problem.

“Kreu i Kuvendit e konsideroi të domosdoshme gjetjen e një zgjidhjeje urgjente lidhur me këtë çështje, e cila do t’i mundësonte Kosovës dhe tërë spektrit politik heqjen e kësaj stigma që po rëndon mbi të tash e disa vite,” citohet në komunikatë të ketë thënë Veseli.

Kryetari i Kuvendit në takim me shefen e Zyrës së BE-së Apostolova, premtoi se PDK-ja do t’i bëjë publike raportet financiare prej vitit 2012, ndërsa deklaroi se do të inkurajojë edhe subjektet tjera politike ta bëjnë këtë gjë.

Në takim u arrit pajtimi që të themelohet një grup punues që do të diskutojë për mënyrat që të sigurohen ndarjet e nevojshme buxhetore për të angazhuar auditorë të pavarur të jashtëm që do të kryejnë auditimin e subjekteve politike.

Në prill, në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, u diskutua në lidhje me atë se cilit institucion t’i jepet auditimi i financave të subjekteve politike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.