HW

Apostolova ka një porosi për Kurtin e Mustafën

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova u ka dërguar mesazh të qartë partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, për formimin e institucioneve të reja.

Apostolova ka thënë se formimi i Qeverisë është i një rëndësie shumë të madhe.

Sipas saj, qytetarët e Kosovës e duan një Qeveri funksionale, ngase ata kanë nevojë për formim normal të institucioneve.

HW

“Shfrytëzoj rastin të theksoi se formimi i qeverisë është më rëndësi shumë të madhe. Qytetarët e Kosovës dëshirojnë ta shohin një qeveri funksionale. Formim të Kuvendit dhe Qeverisë sepse qytetarët kanë nevojë ta shohin një formim normal të institucioneve”.

Apostolova më tutje ka thënë se Kosovën e presin shumë punë përpara, siç është buxheti për vitin e ardhshëm, por edhe projekte tjera të rëndësishme.

Ajo e pyetur nga gazetarët për liberalizimin e vizave, nuk deshi të jap afate, mirëpo theksoi se Kosova e ka kryer punën e saj, dhe gjithçka tani është në dorë të vendeve anëtare të BE-së./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.