Mobi Casa

Apostolova: Demarkacioni dhe korrupsioni, kushte për liberalizim

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Shefja e re e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka thënë se Kosova është lart në agjendën e BE-së, por ka theksuar faktin se Kosovën e presin punë të vështira, kurse sa i përket liberalizimit të vizave Apostolova ka ritheksuar faktin se Kosova duhet të përmbushë edhe dy kriteret: ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi dhe luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar. Këto deklarata ajo i ka dhënë në një konferencë për media pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e vendit Isa Mustafa.

“E përsërita edhe një herë se Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është një shenjë, por është vetëm fillimi i punës së vështirë. Puna do të jetë vërtet intensive. BE-ja dhe Zyra ime këtu do të qëndrojmë pranë jush që t’iu mbështesim në këtë sfida. Institucionet e Bashkimit Evropian janë duke punuar edhe në këtë çështje, por gjithashtu Kosova duhet ta përmbushë kriterin e ratifikimit të demarkacionit dhe atë të luftimit të korrupsionit. Kështu unë do ta mbështes atë dhe Qeverinë në këtë proces”, është shprehur ndër të tjera Apostolova.

Kurse, kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka thënë se në këtë takim ka theksuar përkushtimin e Kosovës për të ratifikuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi si kriter të fundit për liberalizimin e vizave.

“Biseduam po ashtu për procesin e liberalizimit të vizave, si një proces shumë i rëndësishëm për ne. Theksova përkushtimin tonë që ne të përplotësojmë edhe kriterin e fundit i cili ka mbetur, por po ashtu edhe për gjithë atë që Kosova ka bërë në përplotësimin e të gjitha kritereve të cilat kanë qenë shumë më shumë sesa që kanë pasur vendet tjera”, ka deklaruar Mustafa.

Eco Higjiena

Kreu i ekzekutivit më të tej ka thënë se Bashkimi Evropian me të gjitha mekanizmat po e përkrah Kosovën, megjithatë Mustafa ka thënë se vendi ka nevojë për përkrahje më të madhe në rrugën drejt integrimit në familjen e madhe evropian, siç është shprehur ai.

Ai gjithashtu ka thënë se ka kërkuar që Bashkimi Evropian të bëjë më shumë presion mbi Serbinë në mënyrë që të zbatohen marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit.

“Biseduam edhe për dialogun me Serbinë dhe për përkushtimin e Kosovës për dialogun, por po ashtu theksova nevojën që Bashkimi Evropian të bëjë trysni te Serbia në mënyrë që të implementohen marrëveshjet e arritura, sepse ka zvarritje të këtyre marrëveshjeve të cilat pastaj ndikojnë në proceset evropianizuese për të cilat ne jemi të interesuar në mënyrë esenciale”, ka shtuar Mustafa.

Përndryshe, Natalia Apostolova në postin e shefes së Zyrës së BE-së në Prishtinë e zëvendëson Samuel Zhbogarin, i cili këtë detyrë e kishte marrë në fund të vitit 2011./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.