Fundamenti

Aplikuan 9 mijë e 110 ish të burgosur politikë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës (ShBPK), Hydajet Hyseni, ka bërë me dije se 9 mijë e 110 ish të burgosur politikë kanë aplikuar që t’u njihen të drejtat të cilat u takojnë me ligj.

Ai ka thënë se komisioni për njohjen e statusit për ish të burgosurit politikë të Kosovës brenda këtij muaji do ta paraqesë listën prioritare të përfituesve të parë të kësaj kategorie të qytetarëve. “Besoj se brenda këtij muaji do të jemi të përgatitur ta paraqesim listën për këtë vit, kurse në muajt në vijim do ta përgatisim listën për vitin e ardhshëm. Po ashtu, jam optimist se brenda këtij viti do t’i përgatisim të gjitha listat”, ka thënë Hyseni në intervistën për “Epokën e re”, duke shtuar se për këtë vit Qeveria pritet t’i ndajë dy milionë euro për ish të burgosurit politikë.

GRANDEMALL

“Për këtë vit është menduar të ndahen dy milionë euro, ndërkaq për tre vjetët e ardhshëm është paraparë të ndahen përafërsisht nga 10 milionë. Me kaq është paraparë të përmbyllet ky proces”, ka deklaruar Hyseni.

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, Hydajet Hyseni, ka thënë se ky komision do ta ketë parasysh t’i fusë në listën prioritare ish të burgosurit politikë, të cilët nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.