Eko Higjiena

Aplikimi për anëtarësim, Costa: Në fund të këtij procesi s’do të ketë problem nga ana e BE’së, Kosova të përmbushë zotimet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, në një konferencë për media në Prishtinë, të cilën e mbajti vetëm nga Zyra e BE’së, u pyet për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe arsyet se pse dosja e saj s’u trajtua nga Unioni.

I pyetur nëse faji është te jostabiliteti politik në Kosovë apo mungesa e unanimitetit brenda BE’së, Costa tha se “çdo problem në kohën e vet”.

Mobi Casa

Ai tha se Kosova duhet të përmbushë zotimet e saj dhe duhet të qëndrojë në rrugë drejt këtij synimi.

“Ne jemi pajtuar për agjendën e reformave, jemi pajtuar për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe është shumë e rëndësishme që Kosova t’i përmbushë, hap pas hapi, ato për të cilat tashmë është rënë dakord. Unë jam i bindur se në fund të këtij procesi nuk do të kemi asnjë problem nga ana e Bashkimit Europian. Por, për momentin, ajo që na duhet është që konsensusi i gjerë kombëtar për anëtarësimin europian që të mund të përkthehet në veprime konkrete dhe të arrijmë ta mbajmë një rrugë të qartë drejt realizimit të këtij zgjerimi për Kosovën”./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.