UBT

Aplikacioni “Lajmëro Policinë”, në shërbim të qytetarëve

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Që në fillim të vitit 2020 Policia e Kosovës ka lanësuar aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”. Kjo platforme ua mundëson qytetarëve të lajmërojnë të gjitha rastet në Policinë e Kosovës. Përmes kësaj platforme Policia e Kosovës ofron cilësi të shërbimeve policore, zbatim të ligjit dhe nivel të lartë të sigurisë për të gjithë.

Ky aplikacion është një alternative e re, e pakufizuar në kohë, mundësi dhe territor, që brenda pak sekondash qytetari mund të ndajë informacione me Policinë.

Aplikacioni ofron konfidencialitet, transparencë dhe besueshmëri pasi që të gjitha raportimet dokumentohen dhe denoncimi i qytetarëve mund të mbetet anonim varësisht nga përzgjedhja e qytetarit – donë apo nuk donë të mbetet anonim.

Mobi Casa

Ky aplikacion ofron mundësinë që çdo qytetar/e që posedon një telefon të mençur me sistem operativ “Android” të raportoje çfarëdo rasti duke përfshirë edhe dërgim të dokumenteve apo fotove dhe të mbetet anonim, me kusht që informacionet të mos jenë qëllimkëqija.

Qasja në këtë aplikacion bëhet përmes 4 hapave:
1. SHKARKIMI I APLIKACIONIT
Aplikacioni mund te shkarkohet ne platformën “PLAY STORE” nga pajisjet mobile qe operojnë me sistemin operativ “ANDROID” ndërsa ne te ardhmen do të jete I qasshëm edhe ne platformën “IOS” apo ne telefonat IPHONE.
2. PERZGJEHJA E GJUHES
Aplikacioni përdoret ne tri gjuhe: shqip, serbisht dhe anglisht dhe qytetari me klikimin e zgjedhe gjuhen përkatëse.
3. PAJTIMI ME KUSHTET E PERDORIMIT
Ky hap behet me përzgjedhjen e opsionit përkatës “Unë pajtohem me termat dhe kushtet duke klikuar ne butonin PRANOJ”.
4. NGARKIMI DHE DERGIMI I INFORMACIONIT PERMES APLIKACIONIT.
Pasi te jete ngarkuar ky aplikacion ne telefon, qytetaret kanë mundësi te lajmërojnë shtatë (7) kategori te rasteve:
1. Dhune
2. Vjedhje
3. Komunikacion
4. Arme
5. Korrupsion
6. Droge
7. Tjera