ARKATANA

Apelon Lutfi Haziri: Mos e neglizhoni COVID-19 sepse mund t’ua marrë jetën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar të premten se i kanë ndërmarrë masat shtesë për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Pas fillimit të rritjes së rasteve, ai ka apeluar qytetarët që t’i aplikojnë masat anti-COVID19 dhe të mos e neglizhojnë virusin.

“Ju lus që të silleni me përgjegjshmëri, për ta ruajtur vetën, familjen, lagjen e qytetin tuaj. Në të kundërtën virusi mund t’ua marrë jetën. Ne po e shohim trendin si po shkon në shtetet fqinje dhe në krejt Europën, e që është shumë më keq se ne. Me lojalitet mund ta parandalojmë që të mos eskalojë tek ne”, ka thënë Haziri, teksa ka njoftuar se janë në koordinim të vazhdueshëm me institucionet qendrore në këtë aspekt.

FIDANISHTJA

Këto komente, kreu i Gjilanit i bëri në takimin e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku është bërë vlerësimi i përgjithshëm.

Ndërkohë, gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë në Gjilan është kjo: 1101 të infektuar në total, 986 të shëruar, 47 të vdekur, 75 raste aktive, 15 pacientë janë duke u hospitalizuar, derisa mostra në pritje për rezultat janë 92./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.