Uji Dea

Apelon Haziri: Virusi të merr me vete nëse nuk je i kujdesshëm

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar qytetarët që të jenë të kujdesshëm për ta parandaluar përhapjen e COVID-19, duke thënë se virusi të merr me vete nëse nuk ke kujdes.

Këto komente Haziri i bëri në takimin e Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, pas 15 rasteve të reja pozitive në këtë komunë.

Mobi Casa

“Për pesë muaj, kemi shënuar 804 raste pozitive në total, janë shëruar 604 persona, raste aktive janë 169, të hospitalizuar i kemi 48 persona, mostra në pritje janë 37, derisa fatkeqësisht 31 gjilanas e kanë humbur betejën me COVID-19. Ju lutem shumë, kujdesuni e mos u bëni për kujdes intensiv. Virusi nuk të pyet kush je, të merr me vetë nëse nuk je i kujdesshëm”, ka thënë Haziri./rajonipress/