Mobi Casa

Apelohet që të dërgohen nxënësit në shkollën e agrobiznesit dhe teknologjisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Organizata “Ask” në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan, ka organizuar sot një debat për sensibilizimin e opinionit për të ndikuar që të ketë rritje të numrit të nxënësve në shkollën e agrobiznesit dhe teknologjisë në Gjilan.

I pranishëm në ngjarje ka qenë drejtori i DKA-së, Nazmi Musa, ai i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, përfaqësues të organizatës “Ask”, drejtorë shkollash, kryetarë të këshillave të fshatrave, nxënës e mësimdhënës.

Në fjalën e tij, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, tha se me të gjitha kapacitetet komunale kanë punuar që të bëhet shkolla “Arbëria” atraktive për nxënësit, duke ndarë 50 bursa për të shkëlqyeshmit.

“Ky është një debat me rëndësi arsimore dhe besoj dhe shpresoj se do t’ia arrijmë që ta sensibilizojmë opinionin gjilanas që t’i dërgojnë nxënësit në shkollën e Bujqësisë. Dua të them se kemi diskutuar edhe në Komitetin e Arsimit dhe në Bordin e drejtorëve dhe dëshiroj ta falënderoj kryetarin Haziri që i ka ndarë 50 bursa për nxënësit e shkëlqyeshëm të kësaj shkolle. Kjo është shumë e rëndësishme për stimulimin e nxënësve që t’i ndjekin mësimet në këtë shkollë me profile të shumta”, tha drejtori Musa.

Hidromorava

Drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, tha se ajo që e dallon Gjilanin prej regjioneve tjera është se ka traditë në sektoret agroindustriale, duke theksuar se disa nga fabrikat që kanë qenë më herët po vazhdojnë ta ruajnë veprimtarinë e tyre.

Ai ka shtuar po bëjnë përpjekje ta rrisin prodhimtarinë, duke shtuar se fabrikat dhe kompanitë që posedon Gjilani ofrojnë mundësi të mirë për nxënësit e shkollës së agrobuiznesit që ta gjejnë vetën lehtë pas përfundimit të saj.

Në këtë ngjarje u prezantuan përmes sllajdeve të gjitha profilet arsimimit që posedon shkolla e mesme e agrobiznesit dhe teknologjisë “Arbëria”, përfshirë punën teorike dhe praktike, ndërsa u vlerësua se është shkollë model jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.