FIDANISHTJA

Apeli për paqe, dialog dhe mirëkuptim!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, z/reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, i cili njëherit është edhe anëtar i Komisionit për Ndërtimin e Paqes në Europën Juglindore, me rastin e Alepos në Siri, bënë thirrje për paqe, dialog dhe mirëkuptim.

Myftiu Saqipi, i cili ka marrë pjesë aktive nëpër konferenca paqësore në Jerusalem, Turqi, Bosnje dhe Serbi, ka reaguar ndaj Kishës Pravosllave dhe Katolike, të cilat pak janë duke kontribuar në parandalimin e konflikteve, siç është kjo e Alepos dhe të tjerat të ngjashme si kjo.

KKVITI

“Për të shpëtuar nga Terrorizmi dhe Fashizmi, të instaluara nga politika globale, duhet të ngre zërin edhe Kisha Pravosllave dhe Katolike e jo të heshtin përpara këtyre mizorive njerëzore. Nuk mjafton vetëm Xhamia, të luftoj kundër këtyre dukurive antinjerëzore, antiracore, antikulturore dhe antinacionale. Si mund të hesht Kisha Pravosllave, kur Rusia po bënë shfarosje masive dhe gjenocid në Alepo të Sirisë, si dhe çdo çast po i kërcënon fqinjët dhe botën?!”, thuhet në Apelin paqësor të Myftiut të Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi.

Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, njihet edhe më herët për tonet e tij kritike ndaj disa insitucioneve dhe klerikëve fetarë, të cilët nuk janë të denjë të përballen me fenomenet globale të terrorizmit, por bëhen servilë të politikave shtetërore, duke shkelur mbi misionin e shenjtë, që ka Feja e cila është mbi politikën dhe Shtetin. /Jehona Islame/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.