Hidromorava

Apeli kthen në rigjykim rastin e Valon Shefkiut dhe të tjerëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykata e Apelit, departamenti për krime të rënda ka kthyer në rigjykim lëndën e Valon Shefkiut i akuzuar për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar duke e aprovuar kështu kërkesën e Prokurorisë së Gjilanit. Rezulton se gjendja faktike nuk është vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë dhe se ankesa e Prokurorisë së Gjilanit sipas kësaj baze ankimore është plotësisht e bazuar thuhet në aktvendimin e Gjykatës së Apelit të kryesuar nga gjykatësi Abdullah Ahmeti.

Edhe pse ishin liruar nga akuzat në mungesë të provave, Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim lëndën kundër Valon Shefkiut, Baki Azemit, Merita Shabanit dhe Shkëndije Hajdinit.

Kundër aktgjykimit të Gjykatës së Gjilanit ishte ankuar Prokuroria Themelore e cila kishte konstatuar se ka pasur shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.

Mobi Casa

Gjykata e Apelit e kryesuar nga Abdullah Ahmeti si kryetar i trupit ka vlerësuar se ankesa e Prokurorisë Themelorë në Gjilan është e bazuar. “Rezulton se gjendja faktike nuk është vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë dhe se ankesa e Prokurorisë së Gjilanit sipas kësaj baze ankimore është plotësisht e bazuar “thuhet në aktvendimin e Gjykatës së Apelit.

Sipas Apelit, Gjykata e Gjilanit nuk e ka vërtetuar drejtë gjendjen faktike duke mos dhënë asnjë fakt vendimtar se të akuzuarit a i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare dhe a kanë vepruar sipas dispozitave ligjore të përcaktuara me ligj.

“Në rigjykim gjykata e shkallës së parë, duhet t`i evitojë shkeljet e përmendura dhe edhe njëherë t`i administrojë të gjitha provat, në atë mënyrë që nuk do ta mbështes aktgjykimin vetëm në provat dhe dëgjimin e dëshmitarëve, por aktgjykimin duhet ta bazoj edhe në aktet nënligjore administrative, të cilat rregullojnë materien që ka të bëjë me ndërtimin e objekteve dhe pas vlerësimit të secilës provë veç e veç dhe në lidhmëni me njëra tjetrën të nxjerrë përfundime të drejta dhe të bazuara në ligj” thuhet në aktvendimin e Gjykatës së Apelit./rajonipress/