UBT

Apeli i Thaçit, i nxitur nga Specialja

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ftesa e presidentit Thaçi ndaj kryeprokurorit Lumezi për t’i zbardhur vrasjet, në veçanti ato të pasluftës, po shihet si hipokrizi. Madje akterë politikë thonë se deklarata e presidentit është nxitur nga procesi i Gjykatës Speciale. Madje në LDK thonë se vetë Thaçi është përgjegjësi për krimet e pasluftës.

Kërkesa e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, drejtuar kryeprokurorit Aleksandër Lumezit për t’i zbardhur të gjitha krimet e luftës dhe të pasluftës, është cilësuar si aspak serioze. Përfaqësuesit e partive kryesore në vend konsiderojnë se një veprim të tillë presidenti Thaçi e ka bërë vetëm për qëllime personale, që ta shfajësojë veten dhe t’i ikë sadopak Gjykatës Speciale.

Mobi Casa

Madje anëtarë të LDK-së kanë vlerësuar se vetë presidenti Thaçi është përgjegjësi kryesor për krimet e pasluftës derisa partitë opozitare veprimin e fundit të tij e kanë cilësuar si tejet absurd. Kjo pasi, siç thonë ato, krimet e pasluftës dyshohet haptas t’i ketë kryer SHIK-u, që në atë kohë udhëhiqej nga i pari i PDK-së, Kadri Veseli.

Në anën tjetër njohësit e Kodit Penal i kanë thënë gazetës “Zëri” se dosjet e vrasjeve në veçanti të atyre të pasluftës duhet të hapen sa më shpejt. Ndërkaq, hulumtuesit dhe njohësit e drejtësisë thonë se kryeprokurori nuk duhet assesi të pranojë këshilla se kë duhet hetuar e kë jo, qoftë ai edhe presidenti./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.