ARKATANA

Apeli i Lutfi Hazirit: Votoni në mënyrë masive për ta përcaktuar fatin e udhëheqjes së Komunës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Sipas informatave të komisionerëve dhe vëzhguesve të LDK’së në Gjilan, deri në ora 14:00 kanë votuar 23 për qind e qytetarëve. Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i LDK’së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën e mbajtur para pak çastesh, duke thënë se gjatë orës së fundit vërehet një dalje më e madhe në votim.

“Është ditë që qytetari duhet të dalë të votoj dhe ta shfrytëzoj të drejtën e tij kushtetuese dhe ligjore për zgjedhje, duke përcaktuar fatin e udhëheqjes së Komunës për katër vitet e ardhshme. Kur kanë mbetur më pak se katër orë, unë apeloj gjilanasit që nuk kanë votuar akoma që të dalin dhe ta shfrytëzoj të drejtën e tyre”, ka thënë Haziri.

Uji Dea

“Unë apeloj edhe tek votuesit e partive të tjera që të dalin me votu sepse në këtë mënyrë bëhen pjesë e suksesit, rezultatit dhe programit qeverisës. Qytetarja me e vjetër me moshë e cila e ka kryer obligimin e saj është Sabrije Jerliu – 100 vjeçare, ndërsa më i riu që ka votuar është Art Mustafa, i cili më 3 nëntor ka mbushur 18 vite. Këta janë shembujt më të mirë të qytetarisë së Gjilanit”, ka shtuar Haziri, në konferencën për gazetarë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.