UBT

Apeli i Lutfi Hazirit: Mos e neglizhoni coronavirusin, respektoni masat parandaluese

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Pas 16 rasteve të reja pozitive me COVID-19, Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit në Gjilan, nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, ka mbajtur mbledhjen vlerësuese.

Haziri ka apeluar qytetarët që të mos e neglizhojnë coronavirusin, por t’i respektojnë masat parandaluese.

Ai tha se është lajm i mirë ditëve të fundit, Gjilanit nuk ka shënuar asnjë rast të vdekjes si pasojë e COVID-19.

Fundamenti

Në këtë takim u tha se gjendja në Spitalin e Përgjithshëm është rënduar, pasi një numër i mantelbardhëve janë infektuar me COVID-19, derisa u kërkua nga Qeveria që të angazhojnë staf mbështetës.

Po ashtu, është bërë e ditur se janë mbyllur 4 lokale, 3 prej të cilave në fshatin Shillovë për shkak të mosrespektimit të masave, derisa janë ndaluar 5 inspektorë komunalë dhe tre pronarë lokalesh, të cilët janë liruar.

Gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë është kjo: 702 të infektuar, 499 të shëruar, 175 raste aktive, 44 të hospitalizuar, 28 të vdekur, derisa po priten rezultatet e 41 mostrave./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.