Hidromorava

Apeli i komunës së Gjilanit për festat e fundvitit: ”Kujdes me fishekzjarrët”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komuna e Gjilanit përmes drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim ka apeluar tek qytetarët dhe në të njëjtin kohë ka kërkuar prej tyre që të jenë maksimalisht të kujdesshëm me fishekzjarrët në prag të festave të fundvitit.

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka dhënë disa udhëzime ose këshilla të rëndësishme për siguri në përdorimin e fishekzjarrëve gjatë festave të fundvitit.

GRANDEMALL

Kjo drejtori në apelin e saj vetëdijësues ka kërkuar nga qytetarët që mos të lejojnë që fëmijët të kenë qasje në përdorimin dhe ndezjen e fishekzjarrëve, pastaj që fishekzjarrët të ruhen në një vend të ftohtë, të thatë dhe larg fëmijëve. Asnjëherë mos i mbani fishekzjarrët në xhepat tuaj dhe mos ndizni fishekzjarrë nën ndikimin e alkoolit.

Sipas apelit të komunës ndezja e fishekzjarrëve bëhet në hapësirë të hapur, larg qytetarëve, shtëpive, ndërtesave dhe automjeteve, mbyllni dritaret, gjatë festave kur ndizen fishekzjarrët, vendosni syzet e sigurisë sa herë që jeni duke përdorur fishekzjarrë, mos eksperimentoni në shtëpi me fishekzjarrë, ato mund të jenë të rrezikshme dhe vdekjeprurëse, mos tentoni të ndizni një fishekzjarrë që nuk ka shpërthyer, prisni 20 minuta dhe pastaj futni në kove me ujë thuhet në apelin e nënshkruar nga drejtoi i DMSH-së Sami Spahiu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.