Apeli i “Hidromoravës”: Vjedhja e ujit nuk do të tolerohet!

Gjilan – Vjedhja e shërbimeve të ujësjellësit paraqet vepër penale dhe si e tillë do të sanksionohet sipas ligjit. Ashtu siç ju kemi paralajmëruar, ekipet e kontrollit të “Hidromoravës”, kanë rritur numrin e inspektimeve në të gjithë zonën e shërbimit dhe janë në terren gjatë gjithë kohës thuhet në apelin e “Hidromoravës”.
Gjatë inspektimeve, janë identifikuar raste të keqpërdorimit të ujit, ku një qytetar i pandërgjegjshëm kishte realizuar një lidhje ilegale për të ujitur kulturat bujqësore – një vepër e rëndë dhe e papranueshme!
Menjëherë janë marrë masa: lidhja ilegale është ndërprerë dhe ndaj rasteve të tilla do të iniciohen procedurat përkatëse sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.
Stop vjedhjes së ujit!
Le të mbrojmë së bashku burimet tona të çmuara!