Fundamenti

Apeli i Arbër Ismajlit: Beteja jonë e përbashkët është betejë për fëmijët tanë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Të vazhdojmë betejën e përbashkët që fëmijëve tanë t’ju krijojmë mundësi dhe kushte të favorshme që mësimnxënien ta marrin në bankat shkollore. Beteja jonë e përbashkët është betejë për fëmijët tanë, për gjeneratat e ndritshme të Republikës sonë ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Të nderuar udhëheqës të institucioneve edukativo-arsimore,
Përgjatë kohës së fundit shohim që kemi një rritje të ndjeshme të rasteve të paraqitura me COVID19 në nivel vendi. Institucionet që ju i menaxhoni, deri më tani kanë bërë një punë të shkëlqyeshme në evidentimin e rasteve potenciale me virusin Corona, të nxënësve dhe mësimdhënësve. Kjo qëndrueshmëri e juaja, duhet të vazhdojë edhe më bindshëm përgjatë ditëve në vijim. Vazhdoni t’i respektoni instruksionet e marra nga institucionet lokale dhe ato qendrore. Bashkëpunoni me njëri-tjetrin.

RCCOLA

Taskforcat e ngritura në nivel të shkollave, të vazhdojnë të monitorojnë dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë, duke na ndihmuar që ta parandalojmë rritjen potenciale të rasteve. Duhet të jem bashkërisht syçelë që t’i dalim ballë kësaj situate e cila po i mund edhe njëherë rëndë shumë vende të botës. Koha na ka dëshmuar që mësimi në kushte shtëpie është i vështirë për shkak të rrethanave të ndryshme. Është e domosdoshme që të kontribuoni në vënien nën kontrollë të situatës që ta evitojmë atë skenar. Mësimin në shkolla nuk mund ta zëvendësojë asnjë skenar tjetër potencial.

Të vazhdojmë betejën e përbashkët që fëmijëve tanë t’ju krijojmë mundësi dhe kushte të favorshme që mësimnxënien ta marrin në bankat shkollore. Beteja jonë e përbashkët është betejë për fëmijët tanë, për gjeneratat e ndritshme të Republikës sonë. /rajonipress/