Apeli hedhë poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale në rastin e Sibush Hazirit

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Gjykata e Apelit ka vlerësuar se Gjykata e Shkallës së parë me provat e proceduara në seancën e shqyrtimit gjyqësor, nuk është vërtetuar se të akuzuarit Sibush Haziri, dhe Hamzi Rrahimi nga Gjilani e Nexhat Bala nga Istogu dhe Ismajl Berisha nga Gjilani kanë kryer veprat penale që në aktakuzë u vihen në barrë, ngase me asnjë shkresë apo provë të vetme prokuroria nuk ka ofruar prova që do të argumentonte një gjë të tillë. Atëherë pretendimet ankimore të Prokurorisë Speciale, se të akuzuarit është dashur të shpallen fajtor për këto vepra penale, qartazi janë të pabazuara e pa mbështetje në prova.

Gjykata e Apelit e Kosovës e kryesuar nga Driton Muharremi kryetar i kolegjit ka vendosur në rastin e Sibush Hazirit dhe të tjerëve të hedhë poshtë pretendimet ankimore të Prokurorisë Speciale dhe të vërtetojë vendimin e shkallës së parë e cila i ka shpallur të pafajshëm Sibush Hazirin, Hamzi Rrahimin, Nexhat Balën e Ismajl Berishën nga Gjilani përkatësisht Istogu të akuzuar për veprën penale “mashtrimi në bashkëkryerje”.

Gjykata Themelore në Ferizaj në vitin 2015 ka liruar dhe shpallur të pafajshëm të dyshuarit, por Prokuroria Special kishte bërë ankesë në këtë aktgjykim.

Duke vlerësuar rrethanat dhe provat e administruara nga kjo gjykatë, Gjykata e Apelit e ka hedhur poshtë si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale dhe ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë ka pohuar për rajonipress Shemsedin Pira avokat mbrojtës i Sebush Hazirit.

Mobi Casa

Gjykata e Apelit në aktgjykimin e saj ka vlerësuar se pretendimet ankimore nuk qëndrojnë.

Gjykata e Apelit ka vlerësuar se Gjykata e Shkallës së parë me provat e proceduara në seancën e shqyrtimit gjyqësor, nuk është vërtetuar se të akuzuarit Sibush Haziri, dhe Hamzi Rrahimi nga Gjilani e Nexhat Bala nga Istogu dhe Ismajl Berisha nga Gjilani kanë kryer veprat penale që në aktakuzë u vihen në barrë, ngase me asnjë shkresë apo provë të vetme prokuroria nuk ka ofruar prova që do të argumentonte një gjë të tillë. Atëherë pretendimet ankimore të Prokurorisë Speciale, se të akuzuarit është dashur të shpallen fajtor për këto vepra penale, qartazi janë të pabazuara e pa mbështetje në prova.

Avokati mbrojtës Shemsedin Pira tha se ky vendim bazohet kryekëput në të gjeturat dhe shkeljet esenciale që janë përshkruar në procedurat hetimore dhe në vetë përpilimin e aktakuzës.”Andaj vlerësimi i Gjykatës së Apelit është domethënës dhe i bazuar edhe në pretendimet tona të dhëna në fjalët përfundimtare” tha Piraj./rajonipress/