Eko Higjiena

Apel qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet në Skifteraj, Radivojc, Remnik e Budrik

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Gjendje alarmante vazhdon të jetë në disa fshatra të komunës së Vitisë, pas reshjeve të shiut që kanë rënë gjatë gjithë natës së kaluar dhe po vazhdojnë të bien edhe më tej. Autoritetet komunale të Vitisë, janë në terren, ndërkohë kanë apeluar për vëmendje tek qytetarët dhe të kufizojnë lëvizjet.

Naser Haziri përgjegjës komunal i sektorit për Siguri dhe Emergjence, ka apeluar tek qytetarët që të jenë të vëmendshëm gjatë qarkullimit në rrugët e disa fshatrave si: Budrik, Remnik, Skifteraj e Radivojc. “Është situatë alarmante dhe mund të ketë përkeqësim në bazë të asaj që po shihet sepse të reshurat po vazhdojnë. Rruga për në fshatin Skifteraj është vështirësuar dhe kalimi me vetura është pamundësuar. Së bashku me kryetarin e komunës dhe ekipet tjera të Shërbimeve Publike etj, po vizitojmë tani edhe fshatin Budrik ku për çdo moment mund të ketë vërshime nëse uji del nga shtrati i lumit Morava”, tha Haziri.

FIDANISHTJA

Rajonipress ishte në Skifteraj dhe nga fotot tona shihet se situate atje është shumë alarmante pasiqë i tërë lumi Morava tashmë ka dalur nga shtrati dhe ka vërshuar arat dhe rrugën kryesore. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.