Mobi Casa

Apel: Paguani faturat dhe kurseni ujin!

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – KRU “Hidromorava” u bënë thirrje konsumatorëve që të bëjnë pagesat e faturave të ujit. Për shkak të përhapjes së pandemisë të shkaktuar nga koronavirusi COVID-19 shumë konsumatorë nuk janë duke i kryer obligimet financiare ndaj KRU “Hidromorava”.

Nëse nuk i kryeni pagesat e faturave të ujit atëherë rrezikohet qëndrueshmëria financiare e kompanisë, duke patur parasysh se kompania ka obligime të cilat duhet t’i kryej edhe në këtë kohë. Për trajtimin e ujit nëpër fabrikat e përpunimit, nevojitet energji elektrike, kemikale të ndryshme, shpenzime të mirëmbajtjes, pagat e punëtorëve, e të tjera të cilave kompania duhet të u përgjigjet, nëse ju konsumatorë nuk i kryeni pagesat e faturave të ujit, atëherë kompania nuk ka mundësi t’i mbuloj këto shpenzime dhe do të gjendemi në situatë ku rrezikohet furnizimi me ujë.

Konsumatorë të nderuar, duke e kuptuar plotësisht situatën e krijuar me pandeminë, po ashtu duke e vlerësuar se furnizimi i qëndrueshëm me ujë është jetik në këtë kohë të vështirë për konsumatorët tanë, kërkojmë nga të gjithë ju që të vazhdoni me pagesat e faturave të ujit si më parë, qoftë përmes formës online (e-banking, pikat e Postës së Kosovës, institucionet mikrofinacniare) apo përmes pikave të arkave statike dhe inkasantëve tanë.

FITORJA

Të reshurat e kohës së fundit i kanë shtuar kapacitetet e ujit në burimet kryesore, sidomos në akumulacionin e Përlepnices, por jo në masë që të konstatojmë përmirësimin e plotë të situatës. Ende jemi 10m nën nivelin maksimal të akumulacionit apo ende jemi në situatë emergjente pavarësisht këtij vëllimi të shtuar.

Ju njoftojmë po ashtu se cilësia e ujit i plotëson të gjitha standardet për ujë të pijes. Pra, uji i shpërndarë në rrjetin e ujësjellësit publik është i sigurt për pije, por njëkohësisht ju bëjmë apel të kursehet uji në maksimum, të përdoret vetëm për pije dhe nevoja sanitare, assesi për ujitje të kopshteve, larje të trotuareve, etj. Ekipet e inspektimit të “Hidromoravës” së bashku me inspektoriatin komunal dhe policinë janë në teren, dhe kushdo që haset duke keqpërdor ujin dhe duke shkelur Urdhëresën për Kufizimin e Ujit të Pijës, të lëshuar nga zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, do të gjobitet dhe lënda do të procedohet në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Tel: 0280 326 980, mob:044/98 30 71
Kujdestaria inaktive: 044/ 71 98 13
www.kru-hidromorava.com,
[email protected]
https://www.facebook.com/hidromorava/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.