Eko Higjiena

Apel i Nehat Salihut: Mos i digjni hamulloret

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Djegia heq humusin dhe dobëson strukturën e tokës (pjellurinë e saj). Djegia shkakton vrasjen e mikroorganizmave të dobishëm si: Bakteret dhe kërpudhat e dobishme zhduken qe ndikojnë në pjellorinë e tokës. Djegia e hamulloreve shkakton rritjen e ndotjes se ajrit, liron tym, grimca të imëta dhe gaze të dëmshme si CO₂, CO etj, shprehet profesionisti i shkencave bujqësore Nehat Salihu.

Reagimi i plotë i Nehat Salihut

Djegia është rrezik për përhapje të zjarrit, sepse mund të dalë jashtë kontrollit dhe të përhapet në zona të tjera.

Masat që rekomandohet.

Lavërimin i hamulloreve, para lavërimit preferohet hudhja plehut artificial 100 kg/ha NAG-27%, lavërimi dhe hudhja e plehut artificial ndikon në rritjen e pjellurisë së tokës, sepse gjate verës temperaturat e larta ndikojnë në zbërthimin kashtës e cila behet e gatshme për bimët si ushqim për vitin që vjenë, pra te kthimi në biomasë për energji në kushte të kontrolluara.
Masat për parandalimin e ndezjeve (zjarreve) në pemishte

Për pemëtarët që merren me kultivimin e pemëve, sidomos në kushte si në Kosovë ku verës temperaturat rriten shumë, mbrojtja nga nxehtësia ekstreme dhe rreziku i ndezjes (zjarreve) është shumë e rëndësishme.

Fundamenti

Ja disa masa mbrojtëse që rekomandohen:

  1. Pastrim i hapësirave pë rreth pemishte
    Hiqni barërat e thata, degët e thara, hamulloret apo mbeturinat që janë lehtësisht të djegshme.
    Bëni një “kufi të pastër” pa barëra, rreth 5–10 metra ose bëni lavrimin se paku deri katër brazda përreth pemishtes (sidomos në anët që kufizojnë me ara ose pyje).
  2. Mos djegia e hamulloreve afër pemishtes,
    Kurrë mos i digjni hamulloret apo barërat e thara afër pemëve, sidomos kur fryn erë ose në mesditë kur rreziku është maksimal.
  3. Vendosja e tankeve me ujë ose rezervuarëve afër:
    Në raste emergjente, të keni mundësi për ndërhyrje të menjëhershme me pompa uji ose mjete të thjeshta si kova, zorrë uji etj.
  4. Njoftimi i shpejtë:

Të gjithë punëtorët dhe anëtarët e familjes të jenë të informuar si të veprojnë në rast zjarri dhe si të lajmërojnë zjarrfikësit (193 në Kosovë).

Në përmbledhje

Djegia e hamulloreve nuk rekomandohet për arsye mjedisore, bujqësore dhe ligjore. Në vend të saj, përdorni metoda që ruajnë pjellorinë e tokës dhe mbrojnë ambientin.

Autori është Msc i shkencave Bujqësore

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.