RCCOLA

Apel i Muhamet Ajrullahut drejtuar klasës politike: Merruni me popullin, trajtojeni drejtë Coronavirusin

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – E nderuar klasa politike, të nderuar ju deputet, zyrtar e qeveritar të institucioneve lokale e qendrore, u bëjë apel vëllazëror që ta ndaloni urrejtjen ndaj njëri tjetrit, që tw stoponi ndëskamcat politike që kaq shumë po i sjell dëm vendit. Ju të nderuar harrojeni për pak ditë inatin e teket personale, solidarizohuni dhe dilni në lëkurën e qytetarit të rëndomtë, atij qytetarit që çdo ditë kërkon bukë e kryp e gjëra më elementare për të jetuar kohën e pandemisë. Bëhuni bashkë e mos e pengoni jetën e qytetarëve, mos e trazoni dhe mos e stresoni edhe më shumë këtë popull ka shkruar në apelin e tij Muhamet Ajrullahu.

“Kam shumë për të thënë e për të shkruar dhe kam shumëçka për të sugjeruar e ndihmuar klasën politike, por jam shumë i befasuar dhe i tronditur nga ajo çka po ndodhë ditëve të fundit, ku institucionet e shtetit nuk po mund të merren vesh për një vendim që lidhet me fatin dhe jetën e qytetarëve të Kosovës” ka thënë në fillim të apelit të tij Muhamet Ajrullahu pronari i kompanisë “AR – KATANA”, i cili që nga koha e shpalljes së virusit në Anamoravë e Kosovë nuk është ndalur asnjëherë duke ofruar ndihma ushqimore dhe material e medikamente të ndryshme mjekësore.

“Të dashur dhe e nderuar klasë politike, të nderuar ju deputet, zyrtar e qeveritar të institucioneve lokale e qendrore, u bëjë apel vëllazëror që ta ndaloni urrejtjen ndaj njëri tjetrit, që ta stoponi ndëskamcën politike që kaq shumë po i sjell dëm vendit. Ju të nderuar harrojeni për pak ditë inatin e teket personale, solidarizohuni dhe dilni në lëkurën e qytetarit të rëndomtë, atij qytetarit që çdo ditë kërkon bukë e kryp e gjëra më elementare për të jetuar kohën e pandemisë. Bëhuni bashkë e mos e pengoni jetën e qytetarëve, mos e trazoni dhe mos e stresoni edhe m,ë shumë këtë popull ka shkruar në apelin e tij Muhamet Ajrullahu.

RCCOLA

Ajrullahu thotë se këtë apel po e bënë me të vetmin qëllim që të unifikojë klasën politike në mënyrë që kjo shtresë e politikanëve të bëhet më e përgjegjshme, të tregojë kulturë të lartë institucionale sepse ndodhemi para një situate shumë serioze.

”Ka dy javë që nuk jam ndalur natë e ditë dhe po ndihmojë vullnetarisht me të gjitha mjetet dhe mundësit e mija. Shoh fytyra të njerëzve të trishtuar në mungesë të gjërave ushqimore, barnave esenciale, shoh zëra nga më të ndryshmet teksa kërkojnë ndihma dhe përkrahje. Ju politikanë për pak qaste solidarizohuni me këto familje, dilni në lëkurën e bizneseve, të mjekëve, zjarrfikësve, atyre që po qëndrojnë pranë të infektuarve. Mjaft kemi telashe me Coronavirusin që po del i padukshëm dhe i panjohur, pse po e stresoni qytetarin e ndershëm e të sinqertë, pse po e lodhni me vendime të pamatura dhe të pakoordinuara mes vete. Thirnni mendjes suaj, bëhuni bashkë për pak ditë, tejkaloni ndasitë dhe inatet dhe na ndihmoni ta mposhtim pandeminë” ka shkruar Ajrullahu.

Ajrullahu thotë se nuk e ka pritur e as besuar që aq larg shkon politika kosovare. “Jam i befasuar dhe i trishtuar kur ju shoh të përçarë e të ndarë, ndjehem keq dhe nuk më vije mirë teksa ju shoh që interesin e Kosovën e bartni para interesave tuaja personale. Miqësisht ju kërkojë të bëhemi bashkë sepse Coronavisuri po dëshmohet se po bënë kërdi në gjithë botën, e kur ne jemi të ndarë e të përçarë ai godet edhe më keq” ka përfunduar Ajrullahu./rajonipress/