Fundamenti

Apel i Ministrisë së Shëndetësisë: Merrni të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinës anti-COVID

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministria e Shëndetësisë sërish ka apeluar te qytetarët e Kosovës që të marrin të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinës kundër coronavirusit.

Në kuadër të fushatës për vaksinimin e qytetarëve, Ministria e Shëndetësisë, njofton se nuk mjafton nëse keni marrë vetëm njërën dozë të vaksinimit dhe nuk jeni vaksinuar plotësisht.

“Niveli maksimal i mbrojtjes arrihet vetëm nëse i merrni të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Më tej thuhet se kudo në Kosovë, qytetarët mund të marrin edhe dozën përforcuese dhe dozën e tretë të vaksinës.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, në Kosovë janë regjistruar mbi 161,000 raste të infektimit.

Prej tyre 2,989 persona kanë vdekur.

Fundamenti

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër coronavirusit në mars të këtij viti.

Prej atëherë janë dhënë mbi 1.6 milion doza të vaksinës.

Qytetarët në Kosovë mund të marrin vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur më 20 dhjetor se tani e tutje, qytetarët do të mund të vaksinohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare numër shtatë në lagjen Kalabria në Prishtinë dhe jo më në sallën 1 Tetori.

“Me kalimin e ekipeve të vaksinimit për Prishtinën në këtë qendër, salla 1 Tetori do t’i kthehet veprimtarisë së vet primare”, është thënë në njoftim.

Përveç kundër coronavirusit, qytetarët do të mund të vaksinohen në qendrën në Kalabri edhe kundër gripit stinor. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.