Eko Higjiena

Apel i Ambasadës amerikane për qytetarët e Kosovës: Vaksinohuni!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi që numri i rasteve pozitive me COVID-19 është në rritje.

Ambasada amerikane, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vaksinat janë të sigurta dhe efektive.

“Me rritjen e numrave të rasteve të Kosovës, edhe nëse keni mbijetuar nga COVID19, është e rëndësishme që jeni të vaksinuar. Vaksinat janë të sigurta, efektive dhe ulin ndjeshëm mundësinë që ju ose një anëtar i familjes të përfundoni në spital”, thuhet në postimin e ambasadës, transmeton Telegrafi.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër coronavirusit.

UBT

Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Përgjatë së hënës ndonjërën nga këto vaksina e kanë marrë 10,534 persona.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 169,687 ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 498,858.

Ditëve të fundit është shënuar ngritje e rasteve të infektuarve më coronavirus. Sipas raportit të IKSHPK-së për 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 263 raste pozitive me COVID-19. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.