Fundamenti

AP për fillimin e formimit të institucioneve në Kosovë: Ekonomia, pandemia dhe korrupsioni, sfidat kryesore për qeverinë e re

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Parlamenti i sapozgjedhur i Kosovës ka mbajtur sot seancën e parë dhe gjatë ditës pritet të votohet edhe për kryeministrin e ri.

Dhe një lajm i tillë, përveç mediave vendase është mbuluar edhe nga media të ndryshme botërore, përcjell Telegrafi.

Siç edhe kujtojnë mediat, formimi i institucioneve të reja vjen pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në të cilin fituese doli Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.

Në këtë drejtim, Associated Press, kujton një deklaratë të Albin Kurtit në të cilën ai thotë: “Unë pres që ai (Konjufca) të më dërgojë ftesën për formimin e qeverisë. Unë i di emrat e ministrave të rinj dhe së shpejti edhe ju do të jeni në dijeni”.

KKVITI

Ndërkohë që Konjufca “përjashtoi një seancë të re pas disa orësh”.

“Ringjallja e ekonomisë së Kosovës, duke përfshirë zvogëlimin e papunësisë, si dhe menaxhimin e pandemisë së coronavirusit, krimit të organizuar dhe korrupsionit mbeten sfidat kryesore për qeverinë e re”.

“Një përparësi tjetër është rifillimi i negociatave për normalizimin e lidhjeve me Serbinë fqinje, të cilat ngecën vitin e kaluar dhe nuk figuron lart në agjendën e Kurtit, pavarësisht presionit ndërkombëtar”, shkruan ndër tjerash AP. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.