ARKATANA

ANZHEL në Bujanoc për ricertifikim

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Aleanca Nacionale për Zhvillim Ekonomik Lokal (ANZHEL) ka qëndruar në Bujanoc me misioni për të inspektuar punën në administratën e kësaj komune për ricertifikim si komunë me ambient të volitshëm për investime.

Përfaqësuesit nga (ANZHEL), udhëheqësja Slavenka Javorina, Zlatko Jankovic dhe Dragan Dordevic qëndruan sot në Bujanoc në një takim me përfaqësues të sektorëve të ndryshëm të administratës lokale.

Qëllimi i kësaj vizite ishte inspektim në punën e kësaj komune për ta ricertifikuar si komunë me ambient të volitshëm për investime.

Siç ka mësuar Titulli, gjatë bisedimeve të zhvilluara komuna e Bujanocit është shprehur e gatshme për të fituar që tani ricertifikimin nga ANZHEL, mirëpo duke marrë parasysh se edhe shumë komuna tjera kanë aplikuar për të fituar këtë certifikim, do të pritet mbajtja e një takimi gjatë muajit shtator.

Burimi i Titullit prezent në takim, ka thënë se vizita e sotme nga kjo Aleancë do të mund të jetë e fundit para ricertifikimit.

Uji Dea

naled-bujanoc-1

Delegacioni nga Aleanca në fjalë sot ka qëndruar edhe në zyrën për Zhvillim Ekonomik Lokal në të cilën përmes një prezantimi janë njoftuar me potencialet që ka komuna e Bujanocit.

Ricertifikimi si komunë me ambient të volitshëm lokal për investime lidhet ngushtë me qëndrimin e fundit të delegacionit të komunës së Bujanocit në konferencën e Zagrebit, të zhvilluar në muajin qershor, në të cilën morën pjesë përfaqësuesit e 18 komunave nga Kroacia, Bosnja, Serbia dhe Maqedonia.

Bujanoci si komunë me ambient të volitshëm për investime është certifikuar gjatë vitit 2010./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.