Fundamenti

Anxhelina tejet joshëse në aparatin e Fadil Berishës

/ 1 minutë lexim

Këngëtarja nga Shqipëria, Anxhelina Hadërgjonaj ka kohë që është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vajza e këngëtares, Albërie Hadërgjonajt, po vazhdon studimet duke iu përkushtuar kështu universitetit, e kjo ka ndikuar që Anxhelina të ngec pak në tregun muzikor, transmeton Tribuna.

Anxhelina, jo vetëm që me këngët e saj ka treguar që ka një talent të madh në fushën e muzikës, por ajo ka spikatur edhe me bukurinë e saj. Artistja në fjalë, ditë më parë përmes rrjetit të saj social Instagram, na ka treguar që po realizon një fotosesion me fotografin e njohur Fadil Berishën.

UBT

Duket që ky projekt ka përfunduar pasi që Anxhelina tashmë ka postuar edhe fotografitë nga projekti në fjalë. Ajo që bie në sy sigurisht është atraktiviteti i bukuroshes shqiptare, e veçmas këmbët e saj tejet seksi./Gazeta Tribuna/