United Hospital

Anxhelina Hadërgjonaj paralajmëron rikthimin në muzikë pas një pauze të gjatë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kanë kaluar shumë vite që kur ajo nuk ka qenë aktive me projekte muzikore.

Fjala është për artisten e njohur Anxhelina Hadërgjonaj, e cila të fundit këngë e lansoi në vitin 2011.

Megjithatë, ajo duket se po rikthehet së shpejti me projekt muzikor – siç ka bërë të ditur në postimin e fundit.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi në Instagram, përmes të cilës ka ndarë një frazë të shkurtër nga projekti.

HW

“Yjet renditen me yje për ty dhe mua. Ti dhe unë të provojmë, ose të vdesim”, ka shkruar ajo referuar një pjese të këngës – e cila duket se do jetë në gjuhën angleze pasi prej kohësh synon tregun ndërkombëtar.

Për të bërë akoma më të besueshëm lajmin se po rikthehet në muzikë, një koment krahas imazhit e ka bërë edhe e ëma e saj, Albërie Hadërgjonaj.

“Mezi po pres që ta dëgjoni këtë këngë së shpejti”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, “Kjo jetë s’mjaftoi” mbetet kënga e fundit e publikuar nga ajo, me të cilën u prezantua në “Top Fest 8” dhe fitoi çmimin “Best New Artist”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.