Mobi Casa

Anxhelina grimohet…

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj ka kohë që nuk është paraqitur në skenën tonë muzikore. Ajo ishte mjaft aktive vite më parë, por që më pas ndërpreu gjithçka për t’u nisur drejt studimeve në Amerikë.

Megjithatë ajo ka bërë të ditur se do të rikthehet shumë shpejt me një projekt të ri muzikor në gjuhën angleze, që do të jetë gati për tregun amerikan.

E kur jemi tek karriera e këngëtarëve jashtë vendit, sigurisht që është shumë e vështirë të arrihet, por Anxhelina ia ka vënë vetes këtë qëllim.

ARKATANA

Këngëtarja së fundmi ka treguar edhe se bashkëpunëtorët e saj, janë mjaft të famshëm dhe që kujdesen për disa fytyra të njohura publike.

Së fundmi, ajo ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram disa fotografi, ku shihet e grimuar në mënyrë të shkëlqyer nga make up artistja e njohur botërore Ariel, që grimon emrat e njohur si Kim Kardashian, Kylie Jenner etj.

Me këtë rast urojmë që edhe kompozitorët e këngëve të ardhshme të Anxhelinës, të jenë kompozitorë të artistëve me emër në Amerikë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.