ARKATANA

Anxhela Peristeri zbulon në “Soiree” detajet e pjesëmarrjes në “Eurosong”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këngëtarja ka bërë të ditur se përsa i përket performancës, do të bashkëpunojë me koreografen e njohur suedeze, Sacha Jean-Baptiste me të cilën ka rënë në kontakt nëpërmjet e-mailit.

Duke marrë parasysh faktin që jetojmë në një kohë pandemie dhe mënyra jonë e jetesës ka ndryshuar tërësisht, do të jetë vetëm një audiencë e kufizuar që do të lejohet të marrë pjesë në Eurovision e cila do të mbahet në Roterdam të Holandës, shkruan GazetaExpres

Anxhela Peristeri në Soiree ka theksuar gjithashtu një ndër rregullat kryesore këtë vit të Eurovizionit. Sipas saj dhe grupit organizativ ata do të qëndrojnë 13 ditë në Roterdam, por të karantinuar.

ARKATANA

“13 ditë atje, të gjitha delegacionet do të jenë të karantinuar. Do të bëjnë testin përpara se të shkojnë ditën tjetër për prova”, tha Kleart Duraj.

Ndërsa Anxhela shtoi: “Në qoftë se një anëtar i skuadrës tonë sëmuret me kovid, nuk del në skenë. Nuk s’kualifikohet, por transmetohet live në led”

Shefi i Delegacionit të Shqipërisë Kleart Duraj tha se në fakt ata e kanë kundërshtuar këtë rregull, pasi këto kufizime janë të tepërta për këngëtarët duke pasur parasysh ngarkesën emocionale për performancën e tyre në skenë./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.