UBT

Anxhela Peristeri në Eurovision me veshje popullore shqiptare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Anxhela Peristeri është ajo që do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”.

Kënga që është përzgjedhur fituese në Festivalin e RTSh-së dhjetorin e vitit që lamë pas, mban titullin “Karma”, e cila do të prezantojë shtetin shqiptar në festivalin evropian.

Së fundmi këngëtarja shqiptare, teksa është duke promovuar projektin muzikor, ka realizuar disa fotografi me veshje kombëtare.

Këngëtarja, në këto foto shihet me veshje të ndryshme tradicionale, përmes së cilave mund të themi se ka si qëllim që të transmetojë kulturën dhe origjinën shqiptare.

Faqja zyrtare e “Eurovision”-it në Instagram i ka publikuar këto fotografi të këngëtares shqiptare, duke i ndarë kështu me ndjekësit e shumtë.

Mobi Casa

“Shikoni këto fotografi mahnitëse të Anxhela Peristerit, ndërsa ajo u bën dedikime shqiptarëve në të gjithë botën”, ka shkruar faqja zyrtare e “Eurovision”-it.

Në këtë postim vihet re se pëlqimet dhe komentet kanë qenë të shumta nga fansat e “Eurovision”-it nga mbarë Evropa, të cilëve duket se iu kanë pëlqyer shumë fotot e artistes me veshje tradicionale shqiptare.

Kujtojmë se Anxhela Peristeri u bë kështu fituesja e festivalit të 59-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Juria, e cila përbëhej nga Luan Zhegu, Vasil Tole, Zana Shuteriqi, Ramë Lahaj, Preç Zogaj, Kastriot Çaushi dhe Andri Xhaho vendosi “Karma”, si më të mirën kompozimin muzikor nga Kledi Bahiti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.