United Hospital

Anxhela Peristeri: Kur të krijoj familje do shkëputem nga muzika

/ 2 minuta lexim
HW

Anxhela Peristeri ka qenë e ftuara e radhës në “Lartë e Poshtë”. Në një bisedë për jetën, karrierën, koncertin recital dhe planet për të ardhmen ajo zbuloi disa detaje që ndoshta nuk i dini. Disa ditë më parë këngëtarja e njohur zbuloi se në 15 nëntor do të realizojë të parin koncert recital të sajin. Lidhur me detajet e tij, ajo zbuloi se do të këndojë një pjesë të mirë të repertorit, duke përfshirë edhe “Ishe Mbret”, kënga e saj e preferuar, por edhe e publikut.

Më tej Anxhela tregoi se më në fund të parin duet me një femër do ta realizojë mbrëmjen e koncertit. “Në fakt kisha menduar ta realizoja dikur një duet me Era Rusin, por nuk u realizua. Megjithatë do të realizohet me Elhaida Danin në koncertin recital dhe do të dalë shumë bukur. Ndërsa kënga që do të këndojmë do të jetë: ‘Prapë do t’i lutem”,-ka zbuluar ajo.

FIDANISHTJA

Elhaida Dani do jetë e ftuar speciale në koncertin e Anxhelës. Më tej e pyetur lidhur me të hequrin dorë nga muzika, a e ka menduar ta lërë ndonjëherë këngën, ajo foli pa nguruar.

“Deri tani nuk e kam menduar asnjëherë, ndoshta kur të krijoj familje do shkëputem për disa kohë, por jo përfundimisht. Un jetoj për muzikën”.
Koncerti recital i Anxhela Peristerit do të mbahet në 15 nëntor tek Qendra Kulturore, Katedralja Ortodokse./revistawho.com

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.