United Hospital

Anxhela Peristeri: I këndova në dasmë, por dhëndri më kërkoi për nuse

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri, ishte e ftuar në emisionin “Thumb” këtë të shtunë. Në një bisedë në banak me moderatoret Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta, Anxhela rrëfeu detaje të karrierës së saj muzikore dhe të pathëna të tjera të jetës së saj personale. Ajo rrëfeu një histori gazmore që i ndodhi në një dasmë në Maqedoni.

“Isha në një dasmë në Maqedoni dhe atje burrat marrin edhe nga dy gra ndonjëherë. Dhëndrin e martuam ne një ditë më përpara dhe ditën tjetër e pashë unë në supermarket. Ku je o loçkë më tha mua do të mbaj në pëllëmbë të dorës, mbretëreshë do të kem. Po ti u martove dje i thashë. Po s’ka gjë tha ajo është për shpi ty të kam për qejf”, tregoi Anxhela.

Mobi Casa

Së fundi, këngëtarja ka publikuar projektin muzikor në bashkëpunim me Mateus Frrokun. Mirëpo nuk kanë qenë të pakta thashethemet që i lidhnin bashkë dy këngëtarët edhe në jetën private. Megjithatë, Anxhela mohoi çdo gjë.

“Zakonisht kur bëj duet me dikë bëhem çift për ca kohë. Zakonisht nuk kam qenë çift me asnjë artist. Nuk e di. Nuk ka rastisur dhe njihemi shumë shpejt ndoshta. Me Mateusin njihemi që në festival të fëmijëve. Plus asaj është dhe nja pesë vjet më i vogël se unë. Unë do doja që i dashuri im të ishte më i madh se unë”, tha këngëtarja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.