Uji Dea

Anxhela Peristeri fiton çmimin ‘Kënga e Vitit’ , të ardhurat i dhuron për të prekurit nga tërmeti

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kënga e Anxhela Peristerit u shpall “Kënga e vitit”.

Janë ndarë çmimet e Akademisë Kult, meqë rast artistët janë vlerësuar për punën gjatë këtij viti.

Në kategorinë “Kënga e vitit” fitoi Anxhela Peristeri me këngën “Pa mua”, e për këtë çmim u shpreh e nderuar.

UBT

Ajo njoftoi se të ardhurat do t’i dhurojë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

“Shume e nderuar qe akademia Kult vleresoi ‘Pa mua’ si kenga e vitit mes 5 kolegeve e miqve ne gare. Kjo kenge me ka dhene nje dashuri te madhe nga publiku, nje trofe per nje kompozim jashte festivaleve nga @kledibahiti qe e meriton kte cmim njesoj si une! Sic e thashe edhe ne skene, njoftova akademine qe te ardhurat e trofeut te shkojne per te prekurit e termetit te 26 Nentorit. Ju faleminderit te gjitheve”, ka shkruar ajo.