RCCOLA

Anxhela Martini: Si tentuan të më rrëmbenin në Shqipëri

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

​Anxhela Martini ka rrëfyer jetën e saj për revistën “Unconditional”. Modelja shqiptare ka ndarë me lexuesit çdo etapë të jetës së saj deri në ditët e sotme. Anxhela Martinë është lindur në Shkodër, dhe vetëm kur ajo ishte 9-vjeçe është shpërngulur në Zvicër.

Ajo rrëfen sefrymëzimi saj është nëna, për të cilën tregon se është divorcuar dy herë.Angjela është fryt i martesës së dytë, ku nëna e saj u martua me një inxhiner 10 vjet më të vogël se ajo, i cili ikishte edhe një kompani në zotërim.Pas divorcit të dytë, i ati i Angjelës largohet në Zvicër, ndërsa ajo me të ëmën qëndrojnë në Shqipëri. Ajo rrëfen se si u mor vendimi që ajo të zhvendosej në Zvicër.

“Njerëzit e dinin që babai im ishte i sukseshëm e i pasur ndaj unë dhe ime më u kthyem në objekt sulmi. Një ditë teksa po luaja, disa burra u përpoqën të më rrëmbenin. Ata mendonin që, meqë kisha babain në Zvicër mund të fitonin para prej nesh. Më kujtohet që njëri prej tyre u përpoq të më fliste, duke më thënë se e njihte babain tim, por nëna më kishte paralajmëruar për këtë. Ai më kapi për dore dhe u përpoq të më fuste në makin e tij, por unë ulërita me sa kisha në kokë dhe i shpëtova nga duart. Ai vrapoi dhe u largua me makinë. Pas kësaj ngjarje, nëna më dërgoi për të jetuar tek gjyshja, në anën tjetër të qytetit. Im atë u shqetësua shumë nga kjo ndodhi dhe më mori me vete. Në atë kohë unë shkova të jetoj në Bazel të Zvicrës. Ime më nuk mund të vinte, por më premtoi që do të vinte të më shihte”, rrëfen modelja.

Eco Higjiena

Më pas ajo tregon se nëna erdhi në Zvicër, gjeti dashurinë e vërtetë dhe u martua sërish, ndërkohë që ishte 45 –vjeçe, dhe kishte dy fëmijë nga martesat e dështuara. Ajo në Shqipëri ishte mësuese biologjie dhe kimie, dhe pas mësimit të gjermanishtes, kishte filluar mësimdhënien edhe në Zvicër.

Përsa i përket modelingut ajo rrëfen, “Gjithmonë e kam ditur se doja të bëhesha modele, që kur isha vetëm 5-vjeçe. Madje në Shqipëri fitoja çmime në lagje apo në shkollë. Ishte gjëja ime. E kam dashuruar pozimin para projektorëve. Kur u vendosa në Zvicër, i gjithë ky pasion mori fund, pasi babi interesohej vetëm për shkollën. Isha shumë e gjatë. Kur mbusha 18 vjeç provova seriozisht të bëja modelin. Sapo kisha mbaruar shkollën dhe jetoja në Zyrih”, rrëfen Anxhela.

Ajo tregon se në atë kohë ka ardhur për herë të parë në Shqipëri pas aq viteve në emigrim, ku është njohur edhe me fotografin Fadil Berisha.Më pas ajo tregon se ka filluar punë si modele në Miami, më pas në Brooklyn ka punuar në agjencinë “Elite’’.Ndërkohë që Nju Jork mbetej ëndrra e saj, ndërkohë që sot ajo shprehet se , “kam një vend në Zvicër, një në Nju Jork, një në Shqipëri. Nuk dua të jem e kufizuar.Urrej gjithçka që mundohet të më kufizojë. Më merr gjithë lumturinë që kam. Mendoj se kudo mund të jetë shtëpia ime”, rrëfen Anxhela.