Fundamenti

Anulohet tenderi i KEK-ut për furnizim me mazut

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Korporata Energjetike e Kosovës e ka anuluar tenderin kundërthënës për furnizim me mazut, që kishte vlerën prej 6.3 milionë eurosh. KEK-u nuk ka publikuar shumë detaje për arsyet e anulimit. Edmond Nulleshi, drejtor i shërbimeve në këtë ndërmarrje, ka thënë se tenderi është anuluar për shkak të mungesës së dy ofertave të përgjegjshme, shkruan sot Koha Ditore.

“Pas vendimit të OSHP-së dhe procesit të rivlerësimit ka rezultuar se ka mbetur vetëm një ofertë e përgjegjshme, prandaj edhe është anuluar tenderi”, ka deklaruar Nulleshi.

Ai ka thënë se në procesin e rivlerësimit është ngritur niveli i monitorimit të këtij tenderi.

FIDANISHTJA

“Me qëllim transparence dhe monitorimi, në këtë proces, si vëzhgues, janë ftuar Agjencia Antikorrupsion e Kosovës dhe Zyra e Auditimit të Brendshëm e KEK-ut”, ka thënë Nulleshi.

Sipas tij, kontrata paraprake me “Ex-Fis” është respektuar e gjitha si nga KEK-u ashtu edhe nga operatori ekonomik.

Gazeta kishte shkruar për dyshimet për mashtrim në ofertat që janë dorëzuar për këtë tender, pasi nuk ishte kalkuluar fare dogana prej 10 për qind.