Uji Dea

Anulohen dy çmime letrare

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës , Ars Clubi “Beqir Musliu”,me seli në Gjilan, si projektues dhe organizues i pjesës letrare të Manifestimit kombëtar të Kulturës “Flaka e Janarit” 2021, të titulluar si “Pena e Flakës”, përkatësisht Grupi i Punës i kësaj shtylle të Manifestimit në përbërje Sabit Rrustemi, Albina Idrizi e Nexhat Rexha, ka bërë verifikimin e krijimeve të shpërblyera letrare nga ana e Jurisë profesionale ( Adem Gashi, Linditë Ramushi Dushku e Mehmetali Rexhepi ) dhe i konstaton këto gjetje: Poezia e shpërblyer me Çmimin e dytë nga ana e Jurisë, e titulluar BALADË, me shifër “Vetëm 5 minuta” autore e së cilës doli të jetë Rozafë Shpuza nga Shkodra, është publikuar më parë në gazetën ( Portal ) OBSEVERKULT, me datën 17 tetor 2019.

Tregimi i shpërblyer me Çmimin e tretë nga ana e Jurisë letrare, i titulluar PALLATI I SORRAVE, pa shifër, që doli të jetë më pas i Bajramali Selimit nga Gostivari, gjithashtu rezultoi i publikuar me datën 3 janar 2021 në Portalin A NEËS 24

HW

Nisur nga këto dy të dhëna, shihet qartë se publikimi paraprak i këtyre dy krijimeve e zhvlerëson anonimitetin e tyre dhe bie ndesh me kriteret e Konkursit anonim letrar, të bëra publike që nga 9 dhjetori i vitit 2020 e deri më 9 janar 2021, në faqen zyrtare të komunës së Gjilanit, në disa portale gjithashtu po edhe përmes rrjeteve sociale nga anëtarët e Ars Clubit “Beqir Musliu”,kritere këto që kanë qenë fuqi tash e tridhjetë vjet.
Prandaj, këto dy Çmime, anulohen vetvetiu.
Mbetemi me shpresë që raste të tilla të mos na përsëriten, e krijuesit letrar, kudo që ndodhen e krijojnë shqip, derën gjithnjë do ta kenë të hapur, në përputhje me traditën tashmë tridhjetëvjeçare të këtij Manifestimi.

Për Ars Clubin “Beqir Musliu”
Sabit Rrustemi,
Albina Idrizi
Nexhat Rexha

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.