UBT

Anulimi i “Zajednicës” shpëton Qeverinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, ka thënë se nëse kryeministri Mustafa do ta anulojë Marrëveshjen për Themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe apo siç thotë ai (Zajednicën), atëherë nuk do të kërkohet rrëzimi i Qeverisë dhe shkuarja në zgjedhje të reja të parakohshme.

Në të kundërtën, sipas Konjufcës, tri subjektet opozitare janë duke u përgatitur për protesta masive, të cilat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e Qeverisë dhe anulimin e kësaj Marrëveshjeje. Këto deklarata Konjufca i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, me ç’rast ka thënë se dhuna është e përjashtuar nga parimet e Lëvizjes “Vetëvendosje”, por, sipas tij, për dhunën tash e dy javë është duke folur Qeveria e jo opozita. Konjufca ka thënë se përmes protestave masive, qytetarët e vendit duhet t’i tregojnë bashkësisë ndërkombëtare se nuk mund ta japin trupin dhe jetën e Kosovës.

Eco Higjiena

Ai thotë se edhe komunikimi i drejtuesve të institucioneve me ndërkombëtarë duhet ta ketë një qasje tjetër.

“Kosova nuk është Ukraina dhe Serbia nuk është Rusia. Këtë duhet ta bëjmë të qartë sa herë që komunikojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë”, thotë mes tjerash Konjufca në intervistë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.