UBT

Anulimi i tenderëve favorizon kompanitë e lidhura me pushtetarët

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Prokurimi publik në Kosovë mbetet ndër sektorët ku dyshohet se ka më së shumti korrupsion dhe keqpërdorim të parasë publike. Sipas analistëve dhe deputetëve, njëra nga format e tilla që i mundësojnë këto dallavere në negocimin e tenderëve janë ato të formës së anulimit apo përsëritjes së tenderëve ofertues, pasi pothuajse çdo i treti tender i shpallur, anulohet para se të shpallet fituesi i tyre.

Sipas analistëve, kjo formë e përsëritjes së tenderimit e krijon bazën ligjore të korrupsionit dhe keqpërdorimit të këtyre mjeteve që në bazë të shifrave zyrtare konsiderohen se janë me miliona euro tenderë që janë shpenzuar në këtë formë të anulimit. Veç kësaj, njohësit e kësaj fushe thonë se forma e tenderëve të anuluar po i krijojnë edhe mundësitë e keqpërdorimit, abuzimit me çmimin dhe përfitimet me rrugë korruptive shumëmilionshe brenda çdo viti që i bëhet buxhetit të shtetit.

Mobi Casa

Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të Prokurorisë së Shtetit, OSHPsë, KRRPP-së, Agjencisë Antikorrupsiont, OJQ-ve, ” Fol”, dhe ” KDI”, që merren me mbikëqyrjen e formave të tenderimit, se sa kanë qenë raste të tilla të tenderimit, për fat të keq, zyrtarët e tyre për disa ditë me radhë nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.

Anulohen rreh 30 për qind e tenderëve të shpallur Eksperti i kësaj fushe dhe drejtori i Institutit Ballkanik të Prokurimit Publik, Ilaz Duli, ish-kryetar i parë Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRRPP), tha për gazetën, “Kosova Sot”, se një brengë shqetësuese, e cila në vazhdimësi është duke e përcjellë fushën e prokurimit publik në Kosovë, është anulimi i shpeshtë i tenderëve të shpallur dhe përsëritja e tyre. Sipas Dulit, pothuajse çdo i treti tender, i shpallur në Kosovë, apo rreh 30 për qind e këtyre tenderëve, anulohen para se të shpallet fituesi. “Edhe pse Ligji i prokurimit parasheh rastet kur një tender mund të anulohet, numri i madh i tenderëve të anuluar lë hapësirë për dyshime se një pjesë e tyre anulohen pa arsye ligjore, vetëm pse në rastin e parë nuk ka mundur të propozohet fitues operatori i preferuar”. Sipas Dulit, anulimi i tenderëve shkakton pasoja të mëdha për shfrytëzimin efikas dhe të drejtë të fondeve publike. “Në rendë të parë, shkakton pasoja në vonesën e implementimit të projekteve, shkakton shpenzime në përsëritjen e tenderit, zvogëlon konkurrencën, duke humbur besimin për të konkurruar përsëri dhe të gjitha këto ndikojnë në masë të madhe në keqpërdorimin e fondeve publike dhe paraqitjen e aferave korruptive në proceset e prokurimit publik “, shprehet Duli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.