ARKATANA

Anton Quni: Serbia dhe aleati i saj Rusia kanë një qëllim, rënien e Kosovës në kurth

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Janë bërë më shumë se dhjetë ditë kur një pjesë e zyrtarëve serbë janë larguar nga institucionet e Kosovës.

Dorëheqjet ndodhën në Qeveri, Kuvend, Polici, Gjykata dhe në Prokurori e Dogana.

Kjo ndodhi në shenjë pakënaqësie dhe revolte ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

Për të kundërshtuar këtë vendim, një ditë pas dorëheqjeve, serbët e Kosovës protestuan në Mitrovicën e Veriut.

Ata kërkuan heqjen e vendimit për targat dhe krijimin e Asociacionit.

Lidhur me këtë, kryeministri Kurti ka bërë thirrje që serbët të mos largohen nga institucionet e Kosovës.

Për veprimet e Kurtit karshi situatës në veri ka reaguar ish-ministri i Mbrojtjes, aktualisht deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Anton Quni.

Quni ka thënë se detyra e kryeministrit është të jetë i koordinuar me aleatët e Kosovës.

GRANDEMALL

Ai tha se Kosova nuk duhet të lejoj të bie në kurthin e Serbisë.

“Sa i përket çështjeve me interes nacional, kryeministri duhet të jetë i koordinuar plotësisht me miqtë e përhershëm të Kosovës. Veprimet e duhura janë ato që na garantojnë edhe ligjshmërinë edhe raportin e mirë me miqtë e vendit tonë, këtë duhet ta bëj. Ne, në ditë të mira e të vështira duhet të jemi bashkë me aleatët tanë, sepse Kosova gjithmonë ka triumfuar kur ka qenë bashkë me ta. Në këtë kohë të zhvillimeve botërore, Serbia dhe aleati i saj Rusia kanë një qëllim: rënien në kurth të Kosovës. Nuk duhet ta lejojmë assesi destabilizimin e vendit”, tha Quni

Deputeti i LDK-së ka folur për Front Online edhe për takimin mes opozitës dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Ku temë kryesore e takimit ishte situata në vëri të vendit.

Quni tha se ani pse është opozitë LDK-ja gjithmonë është me miqtë e shtetit kur është fjala për interesin shtetëror.

“LDK tashmë e ka dëshmuar se edhe përkundër faktit që është në opozitë, kur bëhet fjalë për interesin nacional dhe shtetin, është me shtetin dhe miqtë e shtetit gjithashtu”, u shpreh Quni

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas përfundimit të konsultimeve me partitë politike të hënën dhe me KQZ-në, ka caktuar 18 dhjetorin, datë të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.