ARKATANA

Anton Quni e mbështet dhe i beson Isa Mustafes

/ 6 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, përmes një shkrimi ka treguar se e mbështet dhe i beson kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, në lidhje me qëndrimin e partisë për rrëzimin e qeverisë përmes mocionit të votëbesimit.

Quni thotë se ka folur me të zotin e shtëpisë së tij duke aluduar në kryetarin Mustafa dhe LDK’në, e duke thënë se i beson Mustafës. Gjithashtu Quni thotë se edhe po u ndamë, të ndahemi ashtu si na ka hije.

“Kam folur edhe me të zotin e shtëpisë dhe me të tjerët e shtëpisë time.
Ata e dinë sa mundem dhe deri ku mundem.
Unë i besoj të zotit të shtëpisë time, besoj se ai do ti jep rrugë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Por, nuk do ta rëndoj mikun më të cilin bashkëpunuam e uroj që edhe ai të ketë urtësinë sa mos t’na rëndoi askënd nga ne.
Në fund edhe po u ndam, të ndahemi si ka hije, sepse ka edhe ndarje me hije.
Nuk i dihet, ndajmë një nënqiell dhe ndoshta nesër do ti duhemi prap njëri tjetrit”, ka shkruar Quni.

Shkrimi i Qunit fillon duke thënë “E filluam mirë dhe e dreqosëm, tani të tregohemi të urtë!”.

E pastaj, duke thënë se kur dy zotë shpie lidhin koalicion, e bëjnë për një synim të suksesshëm.

Mobi Casa

“Kur dy zot shtëpie lidhin miqësi, partneritet apo koalicion, e bëjnë këtë për tu siguruar se do t’ia dalin në arritje të synimit i cili kërkon bashkim për tu realizuar suksesshëm”, shkruan Quni.
“Por, partneriteti ka rregulla, kode dhe norma të shkruara e të pashkruara mbi të cilat ndërtohet besimi reciprok”.
“Për ta ndërtuar besimin, që të dy ata e fillojnë ditën dhe e mbarojnë së bashku. Në mjes urohen për ditë të mbarë e në mbrëmje i gëzohen suksesit”.

Tutje, Quni i përmend edhe bijtë e bijat që frikësohen, mashtrohen dhe lakmojnë të bëhen argat të së keqes.
“Por, jo të gjithë i gëzohen kësaj pune. Ziliqarët, ngatërrestarët e deri tek armiqët nga frika e lakmia që ta gërryejnë miqësinë me kërcnime, lekë, grada e tituj. Disa nga mashkujt dhe bijat e të zotëve të shtëpisë frikësohen, mashtrohen dhe lakmojnë dhe bëhen argat të së keqës. Ngrehin dyshime në zotin e shtëpisë dhe në aleatin e tij. Besa fillojnë dhe i servilosen të zotit të shtepisë kinse për ta mbrojtur nga miku -“armiku” i tij”, shkruan Quni.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Qunit:

E filluam mirë dhe e dreqosëm, tani të tregohemi të urtë!

Kur dy zot shtëpie lidhin miqësi, partneritet apo koalicion, e bëjnë këtë për tu siguruar se do t’ia dalin në arritje të synimit i cili kërkon bashkim për tu realizuar suksesshëm.
Por, partneriteti ka rregulla, kode dhe norma të shkruara e të pashkruara mbi të cilat ndërtohet besimi reciprok.
Për ta ndërtuar besimin, që të dy ata e fillojnë ditën dhe e mbarojnë së bashku. Në mjes urohen për ditë të mbarë e në mbrëmje i gëzohen suksesit.
Por, jo të gjithë i gëzohen kësaj pune. Ziliqarët, ngatërrestarët e deri tek armiqët nga frika e lakmia që ta gërryejnë miqësinë me kërcnime, lekë, grada e tituj. Disa nga mashkujt dhe bijat e të zotëve të shtëpisë frikësohen, mashtrohen dhe lakmojnë dhe bëhen argat të së keqës. Ngrehin dyshime në zotin e shtëpisë dhe në aleatin e tij. Besa fillojnë dhe i servilosen të zotit të shtepisë kinse për ta mbrojtur nga miku -“armiku” i tij.
E kush më shumë, e kush më pak e sjellin në dyshim miqësinë deri në histeri sa që më nuk dihet kush e nisi dhe pse e nisi.
Të tjerët përreth fillojnë ti ferkojnë duart, e herë i japin të drejtë njërit e herë tjetrit duke ua rrahur shpatullat.
Të zotët e shtëpisë, të shtrënguar nga sherret e anëtarëve të shtëpisë, më nuk munden me e shiku njëri – tjetrin në sy. Turpërohen ose acarohen, nguten apo hezitojnë, masin e çmasin.
Disa nga jashtë presin që aleatët t’i kryqëzojnë shpatat mes veti, e qe besa luten që të dytë të bien përdhe.
Nëse njëri del fitues, do ti ofrojnë miqësi duke e bindur se e ndihmuan ata për çka meritojnë të shperblehen.
Por, vjen një moment vendimtar, që të zotët e shtëpisë ulen dhe tregojnë urtësinë e tyre duke kujtuar se ishin betuar të respektojnë rregullat e kodet mbi të cilat kishin ngritur aleancën e tyre për të mirën e komunitetit.
Vjen koha kur ata ulin armët e fillojnë të dëgjojnë me kujdes njëri tjetrin.
Nëse jo më shumë, së paku një armëpushim përballë një rreziku më të madh i cili nuk njeh moshë, gjini, parti e fe.
Të urtit e të diturit i kërkojnë falje njëri tjetrit, besa edhe falin.
Shtrëngimi i duarve në mes tyre është shpresë për të moshuarit, të smuarit, skamnorët, të papunët dhe të rinjt.
Të tillët e kanë bekimin e Zotit kurse e keqja ju rri larg.
Ja, une fola.
Fola për ju që e donit qëndrimin tim.
Kam folur edhe me të zotin e shtëpisë dhe me të tjerët e shtëpisë time.
Ata e dinë sa mundem dhe deri ku mundem.
Unë i besoj të zotit të shtëpisë time, besoj se ai do ti jep rrugë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Por, nuk do ta rëndoj mikun më të cilin bashkëpunuam e uroj që edhe ai të ketë urtësinë sa mos t’na rëndoi askënd nga ne.
Në fund edhe po u ndam, të ndahemi si ka hije, sepse ka edhe ndarje me hije.
Nuk i dihet, ndajmë një nënqiell dhe ndoshta nesër do ti duhemi prap njëri tjetrit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.