KKVITI

Antologji

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Këtë farë të artit të trishtë, mbledhur e kam nëpër stinë, unë e doja tërë të vërtetën, për mua dhe për popullin tim.

Në jetën e tokës dhe të detit
ku dielli i ka të tëra pallatet
unë kërkoja një rreze të butë
në degët ku këndonin zogjtë

Në shtëpinë e tokës u rritëm
jo për të bërë lavdi dhe famë
libër,emër të thjeshtë të vura
përzgjedhje të disa poezive

Hidromorava

Në muzën ku fryma banon
në terrin ku fjala bën dritë
midis prushit dhe flakëve
unë pyes, “Atologji” ku jemi!..

Rrustem Geci, poezi nga libri “Antologji personale”