ARKATANA

Antikorrupsioni nis hetimet ndaj milionerëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deklarimi i miliona eurove pasuri nga zyrtarët e lartë publikë nuk do të mbetet vetëm në formularët që Agjencia Kundër Korrupsionit i ka publikuar në uebfaqen e vet. Ky institucion ka angazhuar tashmë gjithë kapacitetet e veta për t’i hetuar milionat e deklaruar nga zyrtarët e lartë publikë. Nëse ndonjëri nga zyrtarët ka të regjistruar pasuri dhe nuk e ka deklaruar në AKK, do të denoncohet për vepër penale në prokurori nga ana e Agjencisë.

Drejtori i AKK-së Hasan Preteni, ka konfirmuar për Tribunën se faza e hetimit ka ardhur pasi agjencia ka përfunduar procedurat për publikimin e pasurisë së deklaruar.

HW

Ai ka thënë se në këtë drejtim do të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet e mundshme për të vërtetuar nëse ndonjë nga zyrtarët e lartë publikë ka deklaruar rrejshëm pasurinë.

“Tash pas publikimit të formularëve të pasurisë, zyrtarët tanë fillojnë analizat apo hetimet dhe në qoftë se hasim në dyshime apo gjejmë mospërputhje në deklarimin e pasurisë nëpër vite, ne i dërgojmë vetë ato raste në prokurori. Nëse gjejmë deklarime të rrejshme ose prova që dëshmojnë se ndonjë zyrtar nuk e ka deklaruar pasurinë komplet, atëherë ne i procedojmë si vepra penale nëpër prokurori”, ka thënë Preteni.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.